Ora e popullit “Alban” ka ardhur

17 Minuta Lexim

Nga prof. Pajtim XHELO

Është diçka që më ka trazuar gjatë gjithë kohës dhe mendoj se duhet të na përfshijë të gjithëve në trazimin tim.

E gjithë bota mbarë na quan Albanë ( Arbanë) Çuditërisht, edhe degëzimet tona, si ato të kaherëshmet, edhe ato të mesjetës, në Greqi, Itali, në Ukrainë, Kaukaz, Kaspik, deri në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, quhen Albanë
Në Greqi banorët e hershëm të Peloponezit( para ardhjes së fiseve helene) quheshin Albanitë dhe quhen akoma Arbanitë(jo Arvanitë, siç i quajnë tani në Greqi, sepse në alfabetin grek ” b ” lexohet ” v”)
Në Itali banorët e hershëm të Kalabrisë( po edhe të Campanias) quheshin Albanë ( Albanes), kurse në mesjetë, pas ardhjes së atyre që u larguan si pasojë e pushtimit turk( pas vdekjes së Gjergj Kastriotit) u quajtën Arbëresh.
Sa i përket të tjerëve( U krainë, Kaukaz, Kaspik, etj, ata edhe sot quhen Albanë.
Aty nga shekulli XV, nisën të na quanin Shqiptarë.
Si ndodhi? Cili është kuptimi i këtij emri? Kush na quajti kështu?
Ka disa shpjegime, të gjitha të para nga këndvështrime të hamendësuara…Asnjera mbi baza reale.
Lind pyetja tjetër :
Në cilën kohë na kanë quajtur Albanë? Po ne jemi vetquajtur të tillë?
Dhe, si për t’i përmbledhur të gjitha këto, secili nga ne ka të drejtë të pyes : A jemi vijimësi e pashkëputur e Pellazgëve?
Përgjigja e pyetjes së fundit është : Po.
Dhe kjo duhet marrë e përfunduar si Aksiomë.
Këtu duhet të sqarojmë diçka :
Pellazgët u shtrinë në të gjitha trevat rreth Detit Mesdhe. Nga erdhën?
Duke i marrë së bashku disa qytetërime, , për të cilat Historiografia e kohëve të ndryshme ka mendime të ndryshme, fare thjeshtë , pranojmë dy njehësime :
1 . I pari – Për të gjithë qytetërimet, periudhat e fillimeve të tyre përkojnë ( Edhe pse ata janë parë të veçuar nga njeritjetri).
Përmbytja e Kontinentit të Atlantidës( i cili mendohet të ketë patur zhvillimin e Botës sonë sot ) duhet të ketë ndodhur rreth 12.000 vite më parë. Zbritja e Pellazgëve nga jugu i Danubit në Ballkan e më gjerë, duhet të ketë ndodhur rreth 12.000 vite më parë. Fillimet e Qytetërimit Egjiptian, datohen rreth 11.500 vite më parë. Qytetërimi Sumer ( Shumer) llogaritet rreth 7.000 vite më parë.
Për tre të parët, llogaritjet janë thuajse të sakta. Përsa i përket Shumerëve ( Sumerëve), sipas të gjitha gjasave, duket se qenësia e tyre ka qenë e shtytur më thellë në kohë. Nëse ata 7.000 vite më parë kishin ndërtuar një qytetërim shumë të përparuar, kjo të çon në përfundimin logjik, që duhet të kenë qenë aty shumë kohë më parë.
Nëse koha e nisjes së këtyre qytetërimeve është e njehësuar, atëhere përfundimi logjik është ky :
Siç dihet, pas përmbytjes së Atlantidës, njerëzit që shpëtuan nga përmbytja shkuan në tre drejtime :
1. Poshtë rrjedhjes së Danubit( Kjo popullsi zbriti drejt Ballkanit, në Dardanelet dhe rreth Detit të Zi)
2. Në Egjipt.
3. Në Azinë e Vogël.
1 .Popullsia e parë krijoi më pas fiset e mëdh : Ilirët, Epirotët , Maqedonët, Thrakët dhe fise të tjera që autorët e lashtësisë i kanë quajtur ” Ilirë të tjerë “. Njëkohësisht me këta, rreth Detit të Zi u vendosën fise të afërta me këta që përmendëm : Hititët dhe Nesitët. Gjithashtu, në veriperëndim të Detit të Zi zbritën nga Ballkani dy fise . Albanët dhe Arianët.
Rreth 5.500 – 6.000 vite më parë, sllavët e veriut ( dyndjet e para të fiseve sllave nga Siberia) zbritën në tokat pjellore të Albanëve dhe Arianëve dhe e dëbuan pjesën më të madhe të asaj popullsie( këto dy fise, Albanët dhe Arianët ishin bujq, blegtorë, zejtarë të zot dhe shumë puntorë, kurse fiset e ardhura nga Siberia ishin popuj luftarakë, që kishin mbijetuar vetëm me luftra) Atje mbeti një pjesë e vogël e kësaj popullsie.
Pjesa tjetër u vendos në Peloponez dhe që andej u ngjit në trevat ilire dhe Epirote.
Këta ishin Albanët.
Sa i përket Arianëve, ata u ngjitën më në Perëndim dhe Veriperëndim të Ballkanit.
Të gjitha këto fise që përmenda flisnin të njëjtën gjuhë… Rrënja e kësaj gjuhe është vetëm Shqipja e sotme.
Sipas disa të dhënave dytësore, të pjesëshme, emri Alban ( Arban) haset në katër zona të Ilirisë ( mbi Vjose, deri në Mal të Zi , në forma ” Albanopolis, “Arbanë”, ” Albanakastër” dhe ” Albanoi”) si dhe në një zonë të Epirit , po kështu edhe në Peloponez dhe në një fshat të Pireut
Pra emërtimi ” Alban” paska qenë i pranishën në hapsirat e paraardhësve tanë.
Prej sa kohësh na ka quajtur bota ” Albanë?
Kjo, natyrisht, ashtu si shumica e mëdyshjeve për lashtësinë, nuk mund të thuhet me siguri të plotë.
Megjithatë, po mundohem të jap një ndihmesë të thjeshtë.
Fljala ” Alban” përbëhet nga dy fjalë : Alb + janë” …Njëlloj si fjalët : Shkodran, Kuksjan, Matjan, Dardan, Dibran, etj të cilat kanë në përbërjen e tyre fjalën kryesore dhe foljen ” Janë ”
Shpjegoj :
Shkodër – shkodran – shkodër + janë – janë nga Shkodra – nga Shkodra janë.
Matjanë – janë nga Mati – Nga Mati janë.
Dibranë – Nga Dibra janë, etj.
Pra, prapashtesa ” an, jan – është veta e tretë e foljes jam, numri shumës.
Tani le të merremi me atë që është me inters :
Fjala Alban
Ka dy përbërës
1. Fjala kryesore ” Alb” që do të thotë ” Ag” ose ” Agim” ose ” Alp” që është fjalë Pellazge e pastër.
2 . Fjala tjetët që i përngjitet të parës ” Janë”, ose në formën ” Anë”
është folja jam.
Atëhere fjala ” Alban” do të thotë – ” Janë Alb” ose ” Janë Ag”, pra ” Janë Agim” ose ” Janë Alp”
Pra emri ynë ” Alban” do të thotë ” Popull i agut”, ” Populli i Agimit” ose ” Populli Alb” ose ” Popull Alp”
Të gjitha këto duan të thonë ” POPULLI I PARË QË ZOTI SOLLI NË TOKË”
Po e lidh logjikisht tani prejardhjen e fjalës :
Banorët e Atlantidës ishin të një qytetërimi jashtëzakonisht të zhvilluar dhe, sipas legjendave, kishin zbritur në tokë nga një tjetër yllësi.
Kuptohet, është legjendë, po të gjitha legjendat janë ndërtuar mbi një bazë të vërtetë.
Lind edhe pyetja tjetër :
Përse është quajtur kështu vetëm fisi ynë dhe asnjë fis tjetër?
Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë :
Origjina e këtij fisi është nga majat ( alpet) e Atlantidës, nga ku AGONTE DIELLI.
Mendohet që ne të na kenë thirrur Albanë vitet e fundit para lindjes së Krishtit.
Ky duhet të jetë emri ynë i vërtetë.
Sa i përket dy qytetërimeve të tjera, Egjiptit dhe Sumerëve( Shumerëve),, për Egjiptin përmendet Aleksandri i Madh, i cili sipas gjithë historiografëve të lashtësisë nuk përdorte përkthyes me popujt që pushtoi, sepse flisnin po në Gjuhën e tij( Shqipen e vjetër -ilirishten, maqedonishten, epiroten, etj… Pelasgishten.
Kjo dë të thotë që edhe popujt e asaj treve, që u drejtuan nga paraardhës të njëjtë me të Aleksandrit, duhet të kishin të njëjtën gjuhë…Atë të banorëve të shpëtuar nga Atlantida e përmbytur.
Ata njerëz të ndritur e të mënçur që zbritën në Ballkan, shkuan edhe në Egjipt, i cili ishte një vend i begatë nga matyra, po me një popull të pa zhvilluar. Ata( njerëzit e Atlantidës, pelazgët ) e drejtuan këtë popull, i mësuan njohuritë e tyre që ishin thuajse në nivelin e njohurive të Botës së sotme, ndërtuan shtetin e drejtuar nga Faraoni, ndërtuan piramidat e famëshme të Egjiptit.
Sipas disa autorëve, edhe Kleopatra fliste një gjuhë, të cilën romakët e cilësonin si gjuhë jo të afërt me gjuhën e Egjiptit.
Po ashtu edhe pasardhësit e Sumerëve( Persët, etj) Edhe me ata Aleksandri i Madh foli me gjuhën e tij amtare…Shqipen.
Sidoqoftë, kjo është një temë që do të mbetet edhe për shumë kohë e hapur dhe me shumë rëndësi për ne, shqiptarët.
Deri tani është pranuar nga të gjithë studjuesit dhe akademikët më në z[ë të Botës që Gjuha Shqipe është e vetmja rrënjë e Pellazgishtes.
Vetëm në Gjuhën shqipe marrin mkuptim të plotë shumë emërtime dhe fjalë të Hiti tishtes, Nesitishtes, Sumerishtes, etj.
Nuk po i përmend të gjitha.
Vetëm po jap disa fjalë sumere ( shumere) të cilat nuk kanë kuptim në asnjë gjuhë tjetër, përveç Gjuhës tonë :
Së pari vet emri ” shumerët” në gjuhën shqipe do të thotë ” Shumë herët”
Është edhe një kuptim tjetër : Në rajonin e Anadollit e më në jug, janë zbuluar vendbanime të rregullta nëntokësore. Kjo shpjegohet me faktin që banorët e parë të këtyre zonave, nga që bënte shumë nxehtë, i ndërtonin banesat nën tokë, ngaj mund të jenë quajtur ” Shumë errët”
Një qytet që u bë nga më të zhvilluarit quhej ” Eritu” Në asnjë gjuhë tjetër nuk shpjegohet. Në shqip do të thotë ” E rritur”, pra ” E zhvilluar”
Qyteti më i madh ishte ” Uruku” që në shqip përkthehet ” U rujtka” ( dialektin e veriut) Quhej kështu, sepse ruhaj nga një armatë e madhe ushtarësh, për vet rëndësinë strategjike të tij. Mendohet të ketë patur rreth 40.000 banorë. Është Iraku i sotëm.
” Lagash” qytet që lagej nga Tigri dhe Eufrati ” Lagash ” që përkthehet ” Lagesh”
” Urimi”, kuptohet, në shqip ” Urimi”, qyteti i Abrahamit.
Dy gropa, në të cilat dënoheshin keqbërësit quheshin ” Zimbir” dhe ” Zipru”…Që do të thotë ” Sjellin zi”
Një zonë që ishte me bira në të gjithë sipërfaqen e saj quhej ” Patibira” ose ” Batibira”
Dy ujra termale që quheshin ” Kuropak” dhe ” Shurupak” pra që në shqip përkthehen ” Kuron” dhe ” shëron” pak.
Përmenda vetëm këto, por po të krahasosh disa fjalë të Hititishtes dhe Nesitishtes, janë shumë të ngjashme me shqipen e vjetër.. Po kështu edhe të fiseve të tjera pellazge.
U përpoqa të sjell shkurt një përfundim logjik, që në këndvështrimin tim duhet të jetë i padiskutueshëm, që ne, albanët ( shqiptarët ? ) jemi rrënja e vetme e atij Lisi Gjigand që solli qytetërimet kryesore… Populli Ag,( Populli Agim, Populli Alb, Populli Alp), që nuk ishte tjetër veç popullit të Kontinentit të Pëmbytur para rreth 12.000 vitesh.
Kjo është e vërteta e madhe e pakundërshtueshme, të cilën Studjuesit shqiptarë ( Akademia e Shkencave dhe Akademia e Arkeologjisë) duhet ta mbrojnë në të gjithë Botën e Qytetëruar sot.
Faktet janë…Argumentat janë…E vërteta është…
Veç të gjitha flenë në sirtarët e Armiqve të këtij Kombi Fisnik, të këti j populli ” Par”
Krahas qindra argumentave aspak të vështira për tu rreshtuar, po përmend vetëm Një…
Por që është i mjaftushëm.
Cili nga popujt e tjerë i ka dhënë njerëzimit katër nga Strategët më të mëdhenj të të të gjitha kohëve ?
1 . Aleksandri i Madh ( Leka i Madh)
2 . Pirroja i Epirit ( Pirro Aiakidi – Pirro Ai Akidi )
3 . Napoleon Bonaparti ( Që kishte dy herë gjak shqiptar)

Dhe në më lejohet ta quaj edhe Aleksandrin tjetër .
4 . Iskanderi ( Gjergj Kastrioti) i cili, nëse nuk do të largohej nga Porta e Lartë për t’i shërbyer Atmëmëdheut dhe popullit të tij, mbaswe do të kishte udhëhequr pushtimet turke të mëtejsghme të Europës, e mbase Europa do të fliste sot turqisht…Kësisoj Ai do të radhitej me tre të parët.
Sidoqoftë, edhe aq sa bëri, Ai shpëtoi Europën, e cila edhe sot e kësaj dite nuk e vlerëson këtë, sepse u soll poshtërsisht me popullin e Atij njeriu që e shpëtoi dhe po vijon të sillet si putanë e regjur, duke na lënë të trokasim si përderës në dyert e Kështjellës” që e ndërtuam dhe e mbojtëm ne.
A duhet të jemi krenarë për këta njerëz të Mëdhenj?
Sigurisht.
Në radhë të parë kjo duhet të qe udhërrëfyesi i Klasës Politike Shqiptare.
Së dyti, udhërrëfyesi i punës së Studjuesve, historianëve, akademikëve etj.
Gjëja më e thjeshtë që mund të bënin këta që përmenda, ishte të ngrinin një përmendore gjigande , krahas Gjergj Kastriotit, ose gjetiu, për ta detyruar Europën të pranonte përkatësinë Albane të këtyre Gjigandëve të të gjitha kohëve.
Cili nga politikanët, apo pushtetarët dhe, akoma më keq, nga studjuesit e kanë shkuar nëpëmend këtë?
Historinë tonë e kanë vjedhur nën hundën e atyre që na drejtojnë gjatë gjithë kohëve.
Ashtu si na kanë coptuar trupin që e kanë hedhur në sajesat Sërbe, Greke, Maqedone, Malazeze, Boshnjake…
Pse jo, edhe Turke, atje ku rreh i papërmendur 50% e shpirtit shqiptar .
Ka ardhur ora e popullit ” Ag” apo “Alb” që ta detyrojë Europën të pranojë fajet që ka ndaj tij dhe ora e këtij populli që të marri fatet e tij në dorë.
Kjo klasë politike ka helmuar vetëdijen kombëtare dhe po e çon popullin në verbëri dhe shurdhëri.
Të paktën le ta mësojnë dhe ta pranojnë e të bërtasin gjer në qiell shqipfolësit që po na drejtojnë, që :
Greqia e ka vendin poshtë Gjirit të artës dhe Prevezës( Edhe atje u kanë hyrë në pjesë Arbanitëve – Albanëve të lashtë të Peloponezit)
Sërbia të thyejë qafën matanë Luginës së Preshevës dhe Mitrovicës.
Maqedonia të shtyhet matanë Shkupit.
Mali i Zi e ka tepër edhe Podgoricën.
Bosnja të lerë Sanxhakun dhe krahina të tjera.
Veç është e qartë si drita e diellit, që ata nuk kanë për ta bërë kurrë këtë.
Nderin e këtij Kombi duhet ta venë në vend njerëzit me rrënjë të thella Atmëmëdhedashurie.
Le t’i kërkojmë këta njerëz dhe t’ua besojmë atyre Detyrën e Shenjtë të Shërimit të Shpirtit të Kombit.
Ora e Albanëve ka ardhur dhe Kohën duhet ta detyrojmë të eci me këtë orë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull