Ndizet sheshi ‘Nënë Tereza’, më shumë se 18 mijë bileta për koncertin e Noizy-t

1 Minuta Lexim

Sheshi “Nënë Tereza”, mbrëmjen e kësaj të diele ka mbledhur mijëra të rinj në koncertin e madh ‘Alpha Show’, i pari koncert i organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).

Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës janë bërë bashkë për ‘Alpha Show’. Ideatori dhe iniciuesi Noizy, një prej ikonave të hip-hopit në vend, vendosi të sjellë para publikut shqiptar një koncert me përmasa e standarte ndërkombëtare, pas një sërë sukseseve dhe shumë viteve karrierë.

Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ ishin reperët Finem dhe Solo, ‘KPT’ dhe pas tyre performuan me radhë një grup artistësh të tjerë, si Xhensila Myrtezaj, Ylli Limani, Elgit Doda, Ledri Vula, Kida etj.

Mësohet se janë shitur më shumë se 18 mijë bileta që kanë ndjekur nga afër koncertin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull