Presidenti i Shqiperise Bajram Begaj ka sqaruar deshtimin e takimit me LDk ne Prishtine, pasi kryetari i kesaj partie ka refuzuar një takim në Kuvend.
“Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj.
Begaj ka thënë se synonte t’i takojë të gjithë prijësit e partive shqiptare në një tavolinë, por ka thënë se kjo qe e pamundur prandaj i ka takuar ndaras.
“Ftesa ishte nga ana jonë, takimet ishin të paracaktuara. Erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Doja që partitë politike shqiptare t’i takoja të bashkuara, në një tavolinë, nuk arrita dot, i takova ndaras”, deklaroi Begaj