Vazhdon agonia e universiteteve të Ballkanit

4 Minuta Lexim

Vazhdon agonia e nivelit arsimor të shteteve të Ballkanit. Nuk ka vend për asnjë nga universitetet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës, Bosnës, madje edhe të Bullgarisë në rangimin e ri Akademik të TOP 1000 Universiteteve në botë, gjegjësisht lista e Shangait.

Ku çalojnë universitetet e Ballkanit?

Menjëherë pas publikimit të listës së Shangait për Universitetet më të mira në botë, ka hapur reagime të shumta në shtetet e Ballkanit.
Kritikat më të mëdha duket të jenë mungesa e risive, mungesa e bazave të reja të unifikuara të të dhënave, nuk ka reforma në arsimin e lartë që zbatohen në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe nevojave sociale, korrupsioni i skajshëm në çerdhen e diturisë, etj.

Athina, Beogradi dhe Zagrebi në TOP 1000

Ndër universitetet e Ballkanit që janë rradhitur në TOP 1000, më së shumti numëron Greqia, gjithësej katër universitete. Universiteti i Athinës në grupin 301-400, Universiteti Aristoteli në Selanik 501-600, Universiteti i Kretës 601-700, si dhe Universiteti i Thesalisë në grupin 801-900.
Më pas vijon Serbia me dy universitete, atë të Beogradit i cili këtë vit ka bërë progres nga grupi 501-600 ka kaluar në grupin 401-500, e ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit 901-1000 që pas një viti sërish rrikthehet në listën TOP 1000 të Shangait.
Nga një vend në rangimin më të mirë e kanë siguruar edhe Universiteti i Zagrebit dhe Ljublanës.
Për Universitetin e Zagrebit rradhitja në grupin 401-500 është një përmirësim i dukshëm në krahasim me vitin e kaluar që rradhitej në grupin 601-700.
Ndërkaq Universiteti i Ljublanës kalon nga grupi 501-600 në grupin 401-500.

SHBA në krye me Universitetin e Harvardit

Si çdo vit të zakonshëm edhe kësaj rradhe SHBA-të kryesojnë për nga niveli akademik. Sipas listës së Shangait, nga 100 vendet e para në botë, 39 universitete janë nga SHBA.
I pari në listë është Universiteti i Harvardit, dhe përpos dy nga Britania- Universiteti nga Kembrixhi në vendin e katërt dhe Oksfordit në vendin e shtatë, 15 vendet e para në listë i mbajnë Universitetet nga Amerika.
Kina ka 9 universitete në 100 vendet e para, Gjermania katër, ndërsa në mesin e 100 më të mirëve janë edhe universitetet nga Franca, Suedia, Danimarka, Zvicra, Izraeli, Japonia, Australia, Kanada etj.
Në listën e shteteve me më së shumti universitete në top 1000 të Shangait, rradhitet edhe Türkiye me 11 universitete.

Ç’paraqet lista e Shangait?

ShanghaiRanking Consultancy është një organizatë plotësisht e pavarur për inteligjencën e arsimit të lartë dhe nuk është në varësi ligjore të ndonjë universiteti apo agjencie qeveritare.
Më shumë se 2500 universitete aktualisht renditen nga lista e Shangait çdo vit dhe publikohen 1000 më të mirët.
Rangimi i universiteteve në listën e Shangait ka filluar të publikohet që nga viti 2009, dhe përfshin tërë botën.

Kriteret e vlerësimit

Universitetet renditen sipas disa treguesve të performancës akademike ose kërkimore, duke përfshirë të diplomuarit (10 %) dhe stafin fitues të çmimeve Nobel dhe Medaljet e Fields (20 %), studiues shumë të cituar(20 %), punime të botuara në Nature and Science (20 %), punime të indeksuara në indekset kryesore të citimeve (20 %), dhe performancën akademike për frymë të një institucioni (10 %).

TRT Balkan

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull