A DO Të KETË UJË HOSHTEVA NGA UJËSJELLSI Nr 3

7 Minuta Lexim
(Pak histori)
Në korrikun e vitit 1969  pritej të festohej 25 vjetori i çlirimit.  Këtë radhë festa nuk do të bëhej në qëndër të krahinës por në Hoshtevë. Në atë vit Hoshteva qe kthyer në një kantjer ndërtimi. 13 vepra social kulturore do të ndërtoheshin në këtë fshat me punë vullnetare nga vet fshati, me ndihmën e shtetit me bazë materiale, dhe vullnetarë nga rrethi. Kudo punohej për muaj të tërë pa lënë pas dore dhe punët e buqësisë e blektorisë.  Punimeve për ndërtimin e këtyre objektve po ju vinte fundi, dhe prisnin ditën që do priteshin me radhë 13 shirita.  Ditë festive, qëndra e Zagories qe zhvendosur në Hoshtevë. Arritje e madhe, Shkolla 8 vjecare që do ti jepte fund mundimit të vajzave dhe djemve që shkonin në Zhej duke bërë 4 orë rrugë vajtje ardhje, në dimrat e egër të atyre viteve, duke kaluar përrenjtë e rrëmbyer, dhe që shpetimin e sigurt e gjënim vetëm tek ura e Hoshtevës (sot nuk egziston).
Vatra e kulturës,  abulanca, shtëpi lindjeje, klinikë dentare, banjo -lavanteri, mencë, hotel, rruga automobilistike, punishte qumshti (baxho), linjë telefonike (rikonstruksion), furra e bukës, dhe vepra më kryesore,  ujësjellesi.  Aty punohej me forca të përqëndruara dhe me  ustallarët më të mirë. Një çezëm depo në krye të fshatit, e ndërtuar bukur me mur guri, me fugaturë katërkëndore sa për shumë kohë këtë çezëm e gjëje në shumë foto në organet qëndrore  (gazeta dhe revista). Vetëm nga fotografia thoshe : – lum kush e ka këtë vepër arti. Shkoi tubacioni tek furra dhe çezma e përurimit afër shkollës dhe qëndrës (tek plepat). Pranvera atë vit qe plot rreshje dhe prurjet e burimeve nuk ishin ulur deri afër festës. Me këtë rast depua qëndrore qe rezervuar që të vinte uji tek plepat, aty ku do të pritej shirti, dhe Hoshteva do ti jepte fund etjes shekullore të saj. Pas prerjes së shiritit dhe kur do pihej dolli e ujit, shpërthen rubineti nga  presioni e mbingarkesa e depos. Gjithësesi gëzimi qe legjitim dhe avaria riparohej.
Por për çudi uji nuk shkoi as tek furra, pa le banjo lavanteria që se pa pikën e ujit. Dhe dy çezmat kryesore nuk e shuan dot etjen e vapës të korrikëve që erdhën më pas. Rrodhën vitet dhe në luftë me thatësirën, përpjekjet vazhdonin. Një letër drejtuar kryeministrit fuqiplotë Mehmet Shehu, bëri të na dukej sikur u hap përsëri drita jeshile për ujësjellsin. Dhjetra ton tubacione u shkarkuan  në Hoshtevë të dimesjonit 100 (uji do vinte me vetërrjedhje). Nisi hapja e kanalit me kontribut vullnetar. U shënua kilometri i parë i kanalit dhe “incidenti” i parë. Kur po hapej kanali, një  hokatar hoshtevjat i drejtohet një koncioti që po kalonte si i rastësishëm duke parë kanalin dhe i thotë : -Tani dhe kopshtrat tanë do behen më mire se tuajt. Mirë more mirë, po kësaj i thonë për hair fundja – ju përgjigj koncjoti. Dhe hair fundja, ngeli tek klometri i parë.  Tubat u ndryshkën e mbetën stok për shumë vjet duke  u bërë pre e grabitsave. Enigmë, si dështoi kjo nismë që në embrion.
Përsëri në kërkim të burimeve që dalin nga zgavrat e malit, por dhe poshtë honeve te gurrës. Ardhja e një hidro gjeologu i shtoi shpresat. Eksperjenca e tij do ti kapte damarët në pikën e duhur  dhe uji do dilte lumë. Dhe porosia ishte : – kujdes se shpërthimi i ujit do të jetë i fuqishëm. Vazhdoi tuneli  rreth 30 metra nga 36 të parashikuara dhe formacionet sa vinin dhe bëheshin më të thata. Dhe hidrogjeologu nuk u duk më. Enigmë, ndërprerja e papritur e punimeve.
 Inagurimi i dytë   korrik 1987.
 Gurra shumë vjecare që rrithte në honet e përroit me të njëjtin emër do ngjitej lart. Përsëri punë vullnetare, ndihmë nga shteti, një depo më e madhe. Një rrjet i brëndshëm më i shtrirë në gjithë fshatin. Erdhi dita e inagurimit.  Fjalime, pjaca më e lartë, kandidat i polit byrosë. Pak para se të pritej shiriti një fëmijë hapi rubinetin nga kureshtja  po ujë nuk kishte.  Si në inagurimin e parë u nderhy diku tek plepat dhe dy hidraulikë mbanin me dorë një tub emergjence sa të behej inagurimi, dhe polit byroistit ju dha ujë nga një kanë e mbushur enkas në gurrë. (Sikur të mos mjaftonte kjo një hije  sabotimi po binte mbi disa bashkëfshatarë, si mënyrë për të justifikuar dështimet). Përsëri pa ujë. Gurra kapricoze për shkak të prurjeve të mëdha të dimrave, dhe formacioneve të pa qëndrushme doli nga kapitazhi. Tani pompa është vendosur në ujrat e përroit më të ndotur që figuron në Zagori.
Në pritje të inagurimit të tretë.
Pashë.në rrjetet sociale raportimin e krybashkiakes tonë, ku përmendi dhe ujësjellsin e Hoshtevës dhe pastaj kaloi tek ujsjellsi i Libhovës. A thua se Libohova i jep ujë dhe Hoshtevës ose anasjelltas. Nga ky raportim unë nuk kuptova se kur do vejë uji në pikën qe do presim shiritin. Por dhe një kshillë. Para se të prisni shiritin, bëni provën gjenerale se tani në Hoshteve nuk gjën më ujë te pastër.
Le të shpresojmë se inagurimi i tretë i ujësjellsit nuk do na kujtojë fare dy inagurimet e tjera, pa le përfundimet jo e jo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull