Horoskopi ditor: 18 gusht 2022

12 Minuta Lexim

Dashi

Çdo gjë ka për të qenë normale gjatë kësaj dite dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Do jeni gjithë kohës të përgjegjshëm dhe të matur. Për te gjithë ju që jeni në një lidhje ka për të qene një ditë pozitive. Çdo gjë do shkojë siç e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqaret do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë keni për të shkëlqyer dhe nga gjithë arritjet do merrni përfitimet për të cilat jeni munduar gjithë këto kohë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kanë marre disa miq.

Demi

Urani do ju bëjë shumë pragmatikë gjatë kësaj dite. Nëse nuk doni të keni probleme serioze duhet të bëni patjetër ndryshime. Nëse keni një lidhje mos mendoni të filloni një aventure tjetër sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do ja kaloni mirë edhe vetëm dhe nuk do mërziteni aspak. Në punë do keni një vizion më të qartë të gjërave dhe do jeni shumë të matur kur të veproni. Për fat të mirë gjithçka do ecë si duhet. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim të vogël.

Binjakët

Yjet do ju mbështesin jashtëzakonisht sot dhe do jeni mjaft kreativë. Do ndiheni më të çliruar dhe do shpreheni gjithashtu pa dorashka. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qetë, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu vijë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mirë për të dalë me ta. Do keni nevojë për më shumë kohë. Në punë imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që arrini të dilni edhe nga situatat më të vështira. Gjithçka do jetë e mundur sot. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.

Gaforrja

Më në fund pas kaq kohësh do ju rikthehet humori dhe do jeni më optimistë sot. Keni për ta parë që në mënyrë gjërat do ju ecin akoma më mirë. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do jeni serish vetëm. Në punë keni lënë pezull goxha projekte kështu që filloni t’i vini ato sa më parë në zbatim pa humbur akoma kohë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.

Luani

Gjatë kësaj dite, në shumë momente do e keni të vështirë t’i matni emocionet dhe kjo gjë mund të sjellë si çaste të lumtura ashtu edhe tension. Ju të dashuruarit do keni një ditë të tejmbushur me diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Në punë nuk do jeni në një mendim me kolegët dhe ka mundësi që gjërat t’iu vështirësohen pak. Sido që të jetë duhet të jeni më të duruar dhe do ja dilni. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar prej kaq kohësh.

Virgjëresha

Hëna do ketë ndikim paksa delikat për ju kështu që duhet të tregoheni shumë të matur me çdo lloj hapi që do hidhni. Jo gjithçka ka për të qenë e lehtë sot. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin. Ju beqarët do jeni të pafat dhe nuk do realizoni dot takimet që keni ëndërruar. Do ju duhet ende të presin pak kohë. Në punë do jeni paksa kokëfortë, por njëkohësisht edhe të vendosur për t’iu shkuar deri në fund projekteve që keni nisur. Shumë gjëra do konkretizohen më në fund. Gjendja e financave do jetë goxha problematike dhe vetëm marrja e ndonjë huaje do ju nxjerrë nga situata.

Peshorja

Sado që të mundohen askush nuk do arrijë t’ua prishë planet gjatë kësaj dite. Do luftoni fort për të arritur atë që doni. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të qetë dhe të bukur. Do qëndroni pranë njëri- tjetrit dhe do flisni për jetën tuaj deri më tani. Në mbrëmje priten surpriza kështu që përgatituni. Ju beqarët do takoheni me dikë që do ju ndryshojë tërësisht jetën. Tregohuni më të hapur dhe pa komplekse. Do përjetoni më shumë emocione në këtë mënyrë. Në punë duhet të fokusoheni pak më shumë tek gjërat që keni për të përmbyllur. Mos shtyni asgjë për më vonë sepse gjithçka do ju ndërlikohet. Me financat do keni fat, por nuk duhet të rrezikoni shumë.

Akrepi

Hëna e plotë do ju japë më shumë siguri në vetvete gjatë kësaj dite. Do jeni më të vendosur dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni shumë tolerante me atë që keni në krah. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk jeni shumë pas fjalëve të bukura. Përfitoni nga kjo ditë. Ju beqarët nuk do qëndroni në vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve ju do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë ka shumë mundësi që të nënshkruani një kontratë të rëndësishme, e cila do sjellë përfitime të jashtëzakonshme. Klima në këtë sektor do fillojë të ngrohet tej mase. Buxhetin menaxhojeni mirë në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në dyshim për disa gjëra dhe nuk do ndiheni të qetë për të vepruar. Nëse keni një lidhje, partneri do ju thotë diçka që do ju mërzitë shumë t. Mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund të dilni dot nga kjo situatë. Ju beqarët do e ndieni më shumë se kurrë vetminë. Pranoni çdo ftesë që ju bëhet dhe mos qëndroni asnjë moment vetëm. Në punë do keni shumë aspirata, por do e keni të vështirë të përparoni. Mund t’iu bëhet edhe një propozim i ri, por ka mundësi të mos e pranoni. Nga ana tjetër kjo ditë pritet të jetë mjaft e mirë për të përmirësuar situatën financiare. Ndiqni këshillat e miqve.

Bricjapi

Do jeni në formë të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në çdo moment dinamikë dhe entuziastë. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ju ecë më së miri. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni disa takime. Studiojeni deri në detaje personin që do njihni dhe me pas vendosni çfarë do të bëni. Po u nxituat mundet edhe të zhgënjeheni. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të organizoheni dhe do jeni mjaft produktive. Çdo gjë do ju rrjedhë ashtu si e kishit ëndërruar. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Mos harxhoni shumë para sepse nuk keni shumë në gjendje dhe do ju duhen.

Ujori

Në shumë momente humori do ju ndryshojë gjatë kësaj dite dhe do i mendoni shumë ndryshe gjërat nga momenti në moment. Do jetë paksa e vështirë që t’iu ndjekin. Klima për ju të dashuruarit do ngrohet mjaft gjate. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta e ju beqarëve. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Në punë do keni arritje shumë të mëdha dhe të gjithë do ju flasin me superlativa. Do dini përherë të bëni zgjedhjet më të mira. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Peshqit

Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe nuk do i gjykoni mirë gjërat para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje do ketë disa incidente të vogla ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese dhe me disa risi mjaft të këndshme. Në punë do keni shumë dëshirë për ndryshime dhe ajër. Gjithsesi mirë është të mos veproni kuturi sepse mund të bëni gabime me pasoja të rënda për të ardhmen. Sektori i financave do jetë gjate gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk priten probleme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull