Detajet nga atentati në Vlorë: Shpati Lena u arrestua 5 muaj më parë

1 Minuta Lexim

Geno Lena alias Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç janë dy viktimat e atentatit në Vlorë pranë mbikalimit të Panajasë. Ata janë emra të njohur për policinë.

Shpati Lena është arrestuar 5 muaj më parë, konkretisht më 23 Mars 2022 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pasi udhëtonte makinë së bashku me 2 persona të tjerë të armatosur.

Njëri nga këta ishte Ariel Kingji 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim prej Gushtit 2019 si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj.

Edhe Shpati Lena u akuzua për këtë ngjarje të Gushtit 2019, si personi që ndihmoi të fshihej Ariel Kingjin. Por gjykata e la të lirë Shpati Lenën në masën detyrim paraqitje.

Ndërsa Hakim Xhezo 34 vjeç është vëllai i Eduart Xhezos, ky i fundit i akuzuar si autori kryesor për vrasjen e Arben Beqirajt në Gusht 2019 në Vlorë. Eduart Xhezo u arrestua në Tetor të 2019 në Durrës nën efektin e lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull