“Në shtëpinë e tij po mbahet zi”: Cilat janë tri bandat që mund të jenë bërë bashkë për të eliminuar Vis Martinajn

2 Minuta Lexim

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrarë me pagesë, për të kryer eliminimin e tij.

“Dyshimet e policisë janë që 3 grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë-Krujës të jenë bërë bashkë, të kenë paguar vrasës me pagesë dhe të t’i investuar ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët. 

Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij sulmi. Në familjen e tij po mbahet zi, deri diku”, u shpreh Ferhati në Euronews Albania.

“Si pasojë e kësaj ngjarje që pretendohet, pra rrëmbimi dhe eliminimi fizik, persona të tjerë të ketë festuar apo hapur shampanjën në Dubai”, tha ai më tej.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se jeta e Ervis Martinajt ka qenë mes biznesit dhe botës së krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove.

“Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, u shpreh gazetari.

Ai tregoi edhe detaje nga hetimet e prokurorisë, ku u shpreh se pista kryesore është rrëmbimi dhe më pas torturimi i tij nga armiqtë.

“Ervis Martinaj nuk kishte frikë as Policinë, as prokurorinë. Kishte frikë vetëm armiqtë, merrte masa dhe filluan t’ia eliminojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha gazetari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull