Rusët sulmuan me lëndë kimike ushtarët shqiptarë, Antiterrori zbarkon në Gramsh

1 Minuta Lexim

Pas sulmit të 3 shtetas rusë në Uzinën e Armëve, drejtues të Antiterrorit dhe një grup prokurorësh kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit.

Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture.

Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Ata kanë sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruajnë perimetrin e godinës duke i lënë të plagosur.

Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare  dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj  u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull