Kampionia e Europës Luiza Gega është kthyer sot në Shqipëri pasi fitoi Medaljen e Artë për garën 3000 me pengesa në Kampionatin Europian në Mynih.
Luiza Gega u prit në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Sportit Evis Kushi, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli etj.
Gjatë fjalës së saj, kampionia Luiza Gega u shpreh se ka sakrifikuar prej vitesh për të arritur këtë fitore.
“Jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot, kam shumë vite që sakrifikoj. Sot jam më krenare se kurrë për ato ngjyra. Kjo ishte dhe arsyeja pse unë derdha lot në vijën e finisht sepse m’u kthye koha mbrapsht sa me mund dhe sakrificë”.
Luiza Gega falenderuar edhe trajnerin e saj, si mbështetësin më të madh.
“Jam shumë e lumtur që ja dola. E vetme nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit. Ka pasur më shumë besim tek unë seç kam pasur unë te vetja”, tha Luiza Gega. /tvklan.al