Yuri Kim reagon pas sulmeve te Metes ndaj SPAK: Askush nuk është mbi ligjin, kërcënimet për prishjen e Reformës në Drejtësi s’mund të pranohen si normale

1 Minuta Lexim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar pasi Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një reagim në rrjetet sociale, Kim thotë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen si “normale”, dhe se këto sjellje nuk i përkasin një vendi të NATO dhe që ka hapur negociatat me BE-në.

SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për Metën, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë e quajti Krajën, “spurdhjak të partisë”.

“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull