Ajo së fundmi u martua me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve. Dhe të mërkurën, e sapomartuara Rita Ora dukej thjesht në super-formë teksa u fotografua duke ecur me një pije freskuese në dorë pas stërvitjes së saj të përditshme në kryeqytetin britanik.
Këngëtarja, 31 vjeçe, nxori në pah barkun e saj të tonifikuar me një crop-top të zi dhe pantallona të shkurtra, së bashku me një palë atlete të guximshëm dhe çorape të gjata të bardha. Ajo kishte vendosur disa varse dhe unaza floriri, ndërsa mbante edhe një palë syze dielli të bardha. Bukuroshja zgjodhi të kishte një fytyrë të freskët pa pikë makeup dhe stiloi flokët e saj bionde kaçurrela në një topuz.
Rita u shfaq e buzëqeshur teksa mbante një bluzë të bardhë në njërën dorë dhe një smoothie portokalli në tjetrën.
Këngëtarja thuhet se ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Rita Waititi-Ora. Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i ‘Thor: Love And Thunder’, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë janë martuar.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë të bëjnë edhe një festë të madhe pas martesës sekrete me miqtë dhe familjen.
Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte bujë për dasmën.”
Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë me Ava Max dhe shkrimtarin e Noah Cyrus, Rollo.