Në emër të Zotit largohuni!

6 Minuta Lexim
Shkruan Fahri Xharra,
Jemi të “mrekullueshëm “, apo jo ? . Kombi më symbyllur në Europë .Jemi të këqij , nuk kemi skrupull Jemi ata të cilët nuk di çka jemi , Jemi në vorbullën e vrimës së zezë ,jo asaj të gjithësisë por të vet zhdukjes në token tonë
Nuk na është e rastit që çdo Korrik-Gusht të çdo viti kemi për të gjetur “ çdo gjë “ për të share Kadaren dhe kjo me qëllim që të pengohet Nobeli për shqiptarët.
Tani në kohën kur duam të sigurojmë vendin tonë , historinë kulturën tonë në UNESCO , dle imami shqiptar dhe na “impresionon “ me muhalife primitive : “Në Xhenet ka vajza të reja me gjinj të dalluar,të mëdhenj . Nuk e dimë saktësisht si e ka emrin ky hoxhe dhe ku është thënë kjo në cilën xhami mirëpo ky “ders” është kryevepër e hoxhallarëve. ”Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai ndërpret fluturimin dhe t’vjen i pjekur!! Në xhenet bën gjithë ditën marrëdhënie intime dhe nuk ndjen lodhje “ dhe sa e sa të tjera .
Ata e dinë mirë që të gjitha këto predikime primitive , që paraqiten në internet mblidhen nga serbët dhe prezantohen si fakte të një populli primitiv .E menduat se pse mu tani doli kryemurgesha serbe: “ Xhamitë janë të islamit, kishat të serbëve – ç’kanë për të mbrojtur shqiptarët në UNESCO?! ““Çfarë kanë për të mbrojtur ata kur nuk kanë asnjë monument kulturor, përveç xhamisë së Muratit dhe të Sinan Pashës në Prizren, të bërë nga Kisha e shkatërruar e Arkangjeleve të Shenjta?! Ata s’kanë monumente, pasi edhe këto dyja janë monumente të islamit”, ka thënë, “Nënë” Makarije .
Pra shqiptarët nuk kanë asgjë që meriton dhe e ka vendin në UNESCO .
Në postimin tim , një thirrje njerëzore KOASH-t , që të ndihmojë në çështjen shumë serioze të shqiptarëve ortodoks , më vjen një përgjigje shumë paradoksale nga ata që shtihen se janë në mbrojtje të shqiptarisë: “Te mungon argumenti? Nuk je gjë tjetër perverse një primitiv qe bjen ne grackën e politikes se Erdoganit, ndoshta dhe e bën me vetëdije,. Mendimet e mija janë ne drite te diellit të shëruara me argumente e fakte. Ju penetroni nen maskën e nacionalizmit.
Ne Rekë nuk kanë mbete as 10 familje ortodokse, ikën te gjithë nga frika e shqiptareve. Ketë fakt e ka konfirmuar shtypi dhe një dëshmitare ne Zonë e Lire, “
Në vend se të më inkurajojë , thirret ne emisione te Arian Çanit dhe e flet gjuhën e te gjithë sllavëve që janë kundër kthimit të 300 mijë shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë në ngjirin e vet.
Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të ju them të gjithëve që punojnë kundër atdheut dhe kombit :
“Në emër të Zotit largohuni! Hiqmuni shpejt nga sytë! Qërohuni këtej ju skllevër të vesit! Ka ardhur koha për mua t’i jap fund qëndrimit tuaj në këtë vend, që ju e keni turpëruar duke treguar përbuzje për të gjitha virtytet dhe e keni njollosur me të gjitha veset tuaja!
« Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo fati të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh, që do ta shisnit vendin tuaj si Esau për një lugë çorbë e njëlloj si Juda do ta tradhtonit Zotin tuaj për tridhjetë aspra. A ju ka mbetur më juve ndonjë thërrime virtyti? A ka mbetur ndonjë ves që ju të mos e keni? Ju nuk keni më shumë fe se kali! Paraja është Zoti juaj. Kush prej jush nuk e ka shitur ndërgjegjen për mitë?
Ju jeni bërë të urrejtshëm e të padurueshëm për të gjithë kombin! Ju ishit dërguar këtu nga populli për të lehtësuar fatkeqësitë e tij, por u kthyet ju vetë në fatkeqësinë e tij më të madhe! Ndaj dhe vendi juaj më bën thirrje ta pastroj këtë stallë të Augjisë, duke i dhënë fund një periudhe të procedurave tuaja të padrejta .. Ndaj dhe po ju lutem që për të shpëtuar lëkurën, të largoheni menjëherë nga ky vend të çoheni e të dilni jashtë, ikni sa më parë!
” Hiqmuni shpejt nga sytë! Qërohuni këtej ju skllevër të vesit! Shporruni! Hiqeni andej atë spektër vezullues dhe mbyllini dyert! Në emër të Zotit, largohuni! (Oliver Cromwell )”
Në emër të Zotit largohuni!
Fahri Xharra,
Gjakovë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull