Arrestimi i Jeton Lamit shkaktoi tronditje në policinë e shtetit.
Ai ishte rekrutuar nga Ervis Martinaj dhe gjatë orarit të punës si agjent apo pas pune shëtiste me makinë “mbretin” e lojërave të fatit duke i kaluar postblloqet pa problem.
Por si kishte arritur që të futej në radhët e policisë së shtetit dhe të rekrutohej nga biznesmeni.
“Jeton Lami dyshohet se ditën që kaloi nga polic i thjeshtë në njësinë operacionale, kaloi aty me një vend pune të porositur nga Martinaj” shkruan gazetarja Anila Hoxha.
Më pas Lami ishte i detyruar që të kthente nderin.
Por pyetja që shtrohet është se cili ishte njeriu që Martinaj përdori për të ngritur Lamin në detyrë?
Kjo do të thotë se tentakulat e tij janë të shtrira thellë në strukturën e Policisë së Shtetit.
Kjo e ka detyruar këtë strukturë, por edhe të tjerat që të kalojnë efektivët në filtër.