Në një artikull të fundit media britanike, The Guardian ka diskutuar sërish rreth emigracionit të paligjshmë të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Ajo e nis artikullin e saj me titullin: ”Mos i bëni shqiptarët kokë turku.”
Zbulimi i inteligjencës ushtarake e cila sugjeron se Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar, të cilat tashmë mendohet se kanë nën kontroll disa pjesë të tregut të drogës në Londër, duhet të jetë sinjal ndryshimi, shkruan The Guardian duke shtuar më tej.
Rritja e dukshëm e emigrantëve shqiptarëve këto muajt e fundit krahasuar me një vit më parë është një ndryshim i rëndësishëm që meriton vëmëndje.
Agjencia Kombëtare e Krimit duhet të jetë e pajisur më mirë për të penguar bandat e trafikimit. Por ekzistenca e një aktiviteti të tillë në asnjë mënyrë nuk e justifikon qasjen e përgjithshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj detyrimeve të përcaktuara në konventën e OKB-së për refugjatët .
Emigrimi i parregullt është një sfidë globale, një mentalitet i Anglisë së Vogël i adoptuar për qëllime të ngushta politike, gjithmonë do të dështojë./The Guardian