Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shkarkuar nga detyra.
Kjo u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Çuçi tha para gazetarëve se shkarkimi i drejtorit të Policisë, Gledis Nano ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.
Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.
“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”.