Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik që tronditi kryeqytetin mëngjesin e ditës së sotme.
Mësohet se 25-vjeçarja që ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës kishte më pak se një muaj që ishte martuar. Marjana Seitaj u përplas nga makina teksa ishte bashkë me familjen e saj në oborrin e banesës.
Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taçi ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara. Fillimisht ka përpalsur portën e shtëpisë, e më pas ka përfunduar në oborr.
Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.