Pas mbledhjes së kryeministrit, Edi Rama me drejtuesit e Federatave sportive, ku diskutuan në lidhje me rihapjen e basteve nuk kishte si të mungonte një reagim dhe nga deputeti Erion Braçe.
Braçe thotë se “nga fundi i marrëzisë ” referuar aksionit në vitin 2018, që mbylli përfundimisht pikat e basteve në vend, rihapja është një “marrëzi pa fund”.
“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; të njëjtët njerëz- te njëjtët udhëheqës, te njëjtët vendimmarrës; Por edhe te njëjtët palaço qe kane marre peng sportin, flasin ne emër te sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe në Twitter.