Rusia mbyll tubacionin kryesor të gazit për në Evropë

2 Minuta Lexim

Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, me arsyetimin se nevojiten riparime.

Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, ka deeklaruar se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tre ditët e ardhshme

Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportet e gazit nëpërmjet tubacionit. Ajo mohon akuzat se ka përdorur furnizimet me energji si një armë lufte kundër vendeve perëndimore.

Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km (745 milje) nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore.

Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë maksimum 170 milion metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani. Tubacioni u mbyll për 10 ditë në korrik – përsëri për riparime, sipas Rusisë dhe kohët e fundit ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet për shkak të asaj që Rusia e përshkruan si pajisje me defekt.

Udhëheqësit evropianë kanë frikë se Rusia mund të zgjasë ndërprerjen në një përpjekje për të rritur çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar.

Megjithatë, njoftimi i sotëm nuk pritej të ndikonte menjëherë në çmime. Çmimi kryesor i gazit natyror në Mbretërinë e Bashkuar u ul në fakt me më shumë se 15% në tregje, që nga ora 14:00 BST të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull