Doni te dini se në çfarë situate është shoqëria dilni dhe takoni pleqtë. Pyetini se me kë jetojnë dhe se me çfarë mbajnë frymën gjallë. Një çift që ju njoha historinë. Kemi tre fëmije. Të tre në emigracion. Jetojnë vetëm me pensione. Vetëm buzëqeshnin. Burri duarartë. Ndihmonte ku mundej dhe e bënte pa pagesë. Fëmijët e pyes? Vajza e madhe ishte divorcuar dhe nuk kish mundësi ti ndihmonte. Vajza e vogël çoku ju vinte dhe i shihte ndonjëherë. Djali diku larg martuar me të huaj por nuk i merrte as në telefon.
Prindi dhe familja pyes në mënyrë të natyrshme? Fatkeqësisht këto dy terma kane humbur vlerë. Prindi tashme është thjesht një koncept biologjik. Mbas moshës 18 vjeç, secili shikon të krijoj jetën e tij biologjike por jo familjen e tij. Për të mendon shteti. Familja është institucion i vjetëruar. Emrat gjysh, gjyshe, xhaje, halle nip etj. janë harruar. Sot ato janë zëvendësuar me punonjës social, polic, psikologë, azil, pension etj.
Kuptoja nga pleqtë që takova një të qeshur të fikur ku diku thellë flinte një brengë, një zhgënjim. Pas 70 vitesh jetë, ata ishin lodhur për të ndërtuar diçka që ju ishte shkatërruar para syve.
Më thanë në fund, gëzohemi kur gjejmë njerëz të mirë dhe mundohemi të shpenzojmë pak kohë me ta. Paçka se familja kish humbur ata ishin në kërkim të njeriut të mire. Sa vështirë ta gjesh atë kur familja është shkatërruar. Kjo është Shqipëria sot, e mbushur me pleq jetim dhe me të rinj pa familje.
Takoni pleqtë miq të njihni Shqipërinë dhe të kuptoni pse sot po rriten përdhunimet dhe vrasjet.
Në sytë e këtyre pleqve të mirë pash të gjithë falsitetin e fotove nëpër plazhe dhe në facebook ku secili nga ne shfaq parajsën ku jeton. Në fakt mbase po jetojmë ferrin!