Çifti gjerman, i cili kishte lëshuar alarmin e SOS pasi kishte humbur rrugën në Karaburun, është gjetur nga forcat Delta.
Pas tre orësh kërkime, forcat kanë gjetur çiftin e turistëve në gjirin e Anglezit në Karaburun, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij reparti.