‘Ervis Martinaj është gjallë?’, Artan Hoxha i përgjigjet gazetarit: Ai ka kryer punë

2 Minuta Lexim

Prej më shumë se 20 ditësh është zhdukur Ervis Martinaj. Teksa deri më sot nuk ka asnjë gjurmë nga “mbreti” i basteve, disa versione po qarkullojnë për zhdukjen e tij.

Gazetari Flamur Vezaj shprehet se Martinaj nuk është rrëmbyer dhe nuk është vrarë, por me shumë gjasa është larguar në drejtim të Kosovës. Me anë të një statusi, ai shkruan se Martinaj është një njeri që nuk ia zë besën askujt dhe se nuk mund të binte kaq lehtë pre e një rrëmbimi.

Ai nuk beson asnjë person, as familjaret e tij dhe për këtë fakt është “vetzhdukur” me shume gjasa në Kosovë” shkruan ai.

Në këtë debat është përfshirë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili shpalos një tjetër version të tij. Hoxha tha pak ditë më parë se, Ervis Martinaj mund të jetë marrë peng nga një grup me uniforma dhe shumë i rrezikshëm, madje ka dhe një video që po qarkullon.

Hoxha ka komentuar në deklaratën e bërë nga gazetari Vezaj, duke thënë se Vis Martinaj “ka mbaruar punë dhe se nuk do të japi më asnjë intervistë”.

Reagimi i Artan Hoxhës: 

Te pjesa e dukshme jemi dakord. Te pjesa e padukshme, rrofsh qe ju bashkove dhe ti fushates mbi fatin e Visit.

Vetem nese e ke fshehur ti ne Boston mund ta thuash me siguri, ne te kundert rezervoje takimin njelloj sikur te takoje Remzi Hoxhen, Koço Dadon, Enver Stafuken, madje ketu drejtesia ka çuar me pushime dhe Jan Prengen qe e pame te gjithe te vdekur ne video…

Jeta vazhdon, por mos bjer ne kurthin e Rames duke vendosur dhe ti baste online per pune fati

Ka kryer pune, nuk ka per te dhene me asnje interviste.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull