EMRAT/ Këta janë dy policët ndaj të cilëve u bë atentat në Vlorë. Autori qëlloi në lëvizje 5 herë

1 Minuta Lexim

Një atentat me armë zjarri iu bë mbrëmjen e sotme ndaj dy policëve Narko Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, njëri efektiv i Komisariatit të Vlorës tjetri i Sarandës.

Gjatë kohës që dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht asnjë nga efektivët nuk ka marrë plagë në trup.

Policia është duke vijuar hetimet për identifikimin e personave që kanë qenë duke udhëtuar në automjetin e atentatorit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull