Replikat në komision/ Ibrahimaj: Së shpejti paketa e dytë anti-krizë. Braçe: Deputetët s’mund ta marrin vesh nga tv

2 Minuta Lexim

Në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ku diskutohet sot akti normative për rishikimin e buxhetit, ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj, njoftoi se shumë shpejt qeveria do të bëjë publike paketën e dytë të ndihmës sociale. Ndër të tjera Ibrahimaj tha se akti normativ që po diskutohet sot, i përgjigjet krizës së energjisë dhe rritjes së cmimeve.

“Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%.

Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve.” -u shpreh Ibrahimaj.Në replikë me ministren Braçe kërkoi që së paku deputetët e kuvendit, të mos e marrin vesh paketën e dytë të ndihmës përmes televizorit ndërsa theksoi se paketa duhet të ishte njoftuar pasi prej 3 muajsh, kategoritë në nevojë nuk po marrin ndihmë, në një situatë kur cmimet janë të papërballueshme, sipas tij.

“Kjo zgjatja kur fillon. Sepse iku qershori, korriku iku , gushti iku dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Të cilët janë goditur më fort nga gjithë të tjerët nga rritja e çmimeve, që vijojnë të mbeten të larta. Sa kohë që tre muaj s’kanë marrë asgjë, tani që ngelen edhe katër muaj nga ky vit, kur do të fillojë zgjatja, kur do e marrin këta njerëz atë mbështetje buxhetore. Dhe e dyta çfarë do marrin, do të jetë e njëjta paketë, në sasi apo e njëjta’, -u shpreh Braçe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull