Në deklaratën për mediat, në përfundim të takimeve në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim komentoi edhe vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Ambasadorja tha se kur një aleat sulmohet SHBA-të do ndërmarrin veprime.
“Dua të theksoj rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne e kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë.
Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.