Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin kibernetik që Irani bëri më 15 korrik ndaj shërbimeve qeveritare online.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë në Shqipëri.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha bnë Twitter.