Yuri Kim pas takimit me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Do takohemi me të gjithë drejtuesit legjitim që luftojnë korrupsionin

1 Minuta Lexim

Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit më kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zv-kryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Kim tha se ky takim në kryesinë e Kuvendit është bërë traditë në fillim të çdo sesioni të ri parlamentar dhe u ndal tek angazhimi për forcimin e institucioneve demokratike.

“Sapo kam zhvilluar takime me kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe nënkryetarin Gjekmarkaj. E kemi bërë pjesë të traditës që të takohemi me kryetarët e Kuvendit në fillim të çdo sesioni parlamentar.

Është e rëndësishme që të angazhohemi që të theksojmë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Kjo është arsyeja pse isha këtu. Do të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Yuri Kim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull