Rama ironi me opozitën: Urime që jeni tharë pasi u zhytët te pishinat e Irfanit

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë në Kuvend ditën e sotme nismën që do të ndërmarrin së shpejti për ndërtimet pa leje dhe që do të nis fillimisht në Tiranë.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë përmendi dhe prishjet në “Prestige Resort”, ndërsa ironizoi deputetë e opozitës.

“Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishina e Irfan Hysenbelliut. Kjo tregon që ju punojnë mirë tharëset e flokëve. Për sa i përket ndërtimeve pa leje jemi sot në një kohë kur këto janë shfaqet e fundit të brutalitet kapitalist. Kur e kemi nisur ne punë, ndërtimet pa leje, katet shtesë ishin pa fund.

Sot në Tiranë numri i tyre është i vogël, por sigurisht janë aty. Do ta shikoni. Këta ose do ti parablejnë me një çmim real tregu të indeksuar dhe do të paguajnë edhe gjobën. Me ato para ne do të çojmë te fondi i shpronësimit ose do ta dhurojmë ose do të konfiskohen dhe pastaj vazhdojnë me ndjekjen penale.

Sikur ne të kishim mend tuaja, Shqipëria do të ishte aty ku ishte. Ajo që do të ndodhë është së pari askush më nuk do e çojë për mend të bëjë metra katrorë shtesë se do të kenë halle me ligjin.

Në të gjitha metrat që kanë ndërtuar përfituesit do të jenë të pastrehët, apo edhe ata të Unaza e Re, ose do të jetë shteti që do ti marrë për mjedise pune. Kjo do të ndodhë shumë shpejt në Tiranë, dhe nga rëra te plazhet”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull