Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.
Lajmin e ka bërë me dije Buckingham Palace: “Mbretëresha vdiq në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral këtë pasdite”.
Pallati mbretëror ditën e sotme njoftoi përmes një deklarate zyrtare se monarkia ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore
Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore.
Nipi i saj, Princi William dhe vëllai i tij Princin Harry, ndodhen gjithashtu në Britani.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952.
King Charles III To Give Televised Address
Keep Watching
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
Mbretëresha Elizabeth II u bë monark në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në 6 shkurt 1952. Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues i babit të saj.
Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria.
Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”.
Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë.
Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.
Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021.
Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.
Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward.