Procese të suksesshme për të drejtën e gazetarëve në funksion të transparencës publike

8 Minuta Lexim

 

Aleksandër Çipa
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pushimin e çështjes që kishte të bënte me procedimin
penal nr. 6767, të vitit 2021 me kallëzues Unionin e Gazetarëve Shqiptarë. Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë në datën 27.09 2021 regjistroi procedimin penal për veprën penale “Kryerja e
veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. UGSH 1 denoncoi disa punonjës
policie, të veshur civil dhe me uniformë, të cilët ushtruan dhunë ndaj gazetarëve që ishin në krye
të detyrës. Bëhej fjalë për gazetaren Klodiana Lala dhe operatorin e News 24 Ergys Gjençaj. Pas
procedurave hetimore prokurori i çështjes i’u drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e
procedimit penal nr.6767 të vitit 2021. Gjykata vendosi pushimin e çështjes lidhur me këtë
procedim.
Ky është një ndër pesë rastet e ndodhura në harkun kohor 2021-2022, ku për shkak të
denoncimeve mediatike dhe organizatave të gazetarëve në gjykata të vendit janë dhënë vendime
për rastet e dhunës dhe incidente me gazetarët.
Një tjetër rast i bujshëm i vendimit të Gjykatës së Lartë ka të bëjë me mospranimin e rekursit të
Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e
serverave, kompjuterëve dhe telefonave të gazetarëve të portalit “Lapsi.al “.
Eshtë fjala për skandalin e publikuar që lidhet me listat e të ashtuquajtura patronazhistë, ku
përfshihej një databazë prej mbi 900 mijë qytetarë. Prej këtij publikimi pasoi një debat i madh
publik dhe vijoi me stuhi reagimesh qytetare, politike, institucionale etj. Vendimi i Gjykatës së
Lartë përkoi me publikimin në media të listëpagesave dhe të dhënave të tjera personale të
qytetarëve, duke i dhënë një dimension të ri skandalit.
1 UGSH: Raporti panoramik mbi tregun mediatik të punës në Shqipëri 2019-2020

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri
për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh).
Drejtuesi i studios ligjore Res Publica 2 , zoti Dorian Matlija, me këtë rast u shpreh se :“Pas këtij
vendimi, u bë praktikisht e pamundur që të dhënat e gazetarëve, sekretet e tyre profesionale,
burimet e tyre të rrezikohen nga urdhërime të papërgjegjshme sekuestrimi, siç ishte ai i dhënë në
prill të këtij viti kundër Lapsi.al”.
Institucioni i ri i akuzës, pra SPAK, këmbënguli duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, edhe pse
kjo binte ndesh me faktin që kundër këtij veprimi ekzistonte një masë sigurie nga Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Gjykata e Lartë urdhëroi që vendimi mbi këtë
çështje të jetë njësues për praktikën gjyqësore për çdo rast të ngjashëm sekuestrimi të të dhënave
kompjuterike në përgjithësi, sidomos kur ato të dhëna janë në duart e gazetarëve. Në këtë
kuadër, jashtë këtij procesi një rast pararendës lidhet me telefonin e sekuestruar të gazetarit
Artan Hoxha, i cili raporton intensivisht për krimin e strukturuar dhe veprimtaritë e ndryshme
kriminale.
Vendimi i Gjykatës së Lartë ka fiksuar tashmë mundësinë që të gjitha gjykatat në shkallë vendi,
në rastet e ngjashme mbi kërkesat për sekuestrimin e mjeteve dhe objekteve personale të
udhëhiqen prej këtij vendimi njësues. Kjo çështje me interes për praktikën gjyqësore, u mbrojt
nga Qendra Res Publica me mbështetjen e National Endowment for Democracy. Pas këtij
vendimi, avokati Dorian Matlija deklaroi publikisht: “Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë vendosi
një standard pozitiv për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Vendimi sanksionon se si duhet të
procedohet në rastet kur flitet për mjetet e gazetarëve…”.
Përgjatë periudhës së dy viteve të fundit “Res Publica”, në mbrojtje të lirisë së shprehjes së
gazetarëve dhe aktivistëve është përfaqësuese në 9 procese gjyqësore. Për detyrimin e
autoriteteve publike për dhënien e informacionit dhe dokumenteve zyrtare në mbi 500 raste etj.
Përpos këtyre rasteve një tjetër provë e triumfit juridik për të drejtën e gazetarit në detyrimin
ligjor të institucioneve për dhënie informacioni dhe vënie në dispozicion të dokumentacionit
zyrtar është edhe rasti i organizatës mediatike Faktoje. Në shtator të vitit 2019, Faktoje 3 paditi në gjykatë tetë institucionet më të larta të shtetit për të vënë në dispozicion të saj, faturat për
shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të titullarëve. Kjo ishte një ndër paditë më të pazakonta
dhe ka vlerën e padiskutueshme të konsolidimit të një praktike për respektim të transparencës.
Kjo organizatë mediatike deri në fund të vitit 2020 ka një bilanc të konsiderueshëm procesesh
gjyqësore me tetë institucione nga 11 të paditura. Ndërkohë që për 6 prej institucioneve është
vendosur ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit.
Në disa gjykata të vendit janë edhe tetë raste procesesh të zgjatura në kohë, sidomos në harkun
kohor 2020-2022, të cilat janë hapur nga redaksi të medias audiovizive dhe dy media online, të
cilat kanë lidhje me pretendimin e gazetarëve dhe redaksive të investigimit për mungesë
transparencë dhe mosrespektim të ligjit për informim. Ndërkohë që janë përgjatë vitit 2022 katër
raste ankesash për institucione të ndryshme pranë Komisionerit Publik për të Drejtën e
Informimit.
Në hapësirën rajonale, sidomos në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe në Kosovë, konstatohen
praktika më të shpeshta denoncimesh juridike dhe padi ndaj institucioneve publike për shkelje
afatesh ligjore, për pengim të gazetarëve dhe shmangie nga afatet kohore të parashikuara në ligj
për çështje procedurash administrative, për procedura tenderash dhe prokurimesh publike si dhe
për shmangie të informacionit specifik të kërkuar nga redaksitë dhe gazetarët.

2 https://www.respublica.org.al/ëeb/lapsi-al-fiton-edhe-ne-gjykaten-e-larte-gjykata-rrezon-spak-dhe-njekohesisht-vendos-
rregulla-njesues-per-sekuestrimin-e-te-dhenave-elektronike-dhe-sistemeve-kompiuterike-ne-te-ardhmen/
3 https://faktoje.al/faktoje-fiton-betejen-ligjore-me-shumicen-e-institucioneve-shteterore-per-faturat/

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri
për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh).

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull