BOIKEN, PSE NUK NGRITE NJË PALLAT TË SHPËTOJE NGA BURGU?

2 Minuta Lexim
Beti Njuma
“Kjo ishte loja!” – tha nën zë Rama si me qenë Luana Vjollca, teksa thellë-thellë shijonte gjenialitetin e goditjes së paligjshmërisë së vet me pallatin e një miku!
Dhe të gjithë u habitën se si Kryeministri po kthente në funksion shtetin ligjor. Atë që duhej të na e kishte garantuar Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit apo Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit.
Por dje Kryeministri përmes zonjës Balluku na përcolli habinë e tij. Se si ka ndodhur që ngrihet një pallat pa leje mu në mes të Tiranës, me tërë këto hallka kontrolli, ky është një mister! Madje më i madh se zhdukja e Vis Martinajt!
U habit tërë dynjaja se si Shoku Miku kishte ngritur lart një ngrehinë mu para syleshëve të Bashkisë, të asaj Bashkie që na gjobit pa të drejtë mu para oborrit të pallatit, asaj Bashkie që me vrap çoi për ndjekje penale këngëtarin Boiken Lako teksa Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm sepse kishte kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira e që do ta kthente në studio muzikore.
Boiken Lako u dënua për hapjen e katër dritareve të reja. Imagjinoni sa duhen dënuar këta bobat për tërë ato pallate pa asnjë letër.
Por prapë na erdhi në ndihmë ministrja Balluku që parashtroi tre opsione për ata që ndërtojnë pa leje: Blerja e pallatit, dhurimi apo prishja e tyre! Ndërkohë që për fakirët burgu është opsioni i vetëm!
Kjo pra ishte tallja e radhës me shqiptarët që dje u morën me pallatin e mikut të Kryeministrit dhe harruan se fatura e energjisë muajin që vjen do t’u vijë 4-fish më e lartë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull