Pyetja më lind përse në në histori, jo njërin e tjetrin, se ka prej tyre që ja kanë bërë borxh, por pothuajse të gjithë qeveritarët më të lartë ne në histori i kemi përcjellë me sharje, vrasje, burgime, ekzile, përdhosje, mallkime, ku çdo etapë e re është ngritur mbi rrënojat e simboleve, lidershipit, arritjeve, disfatave, ndaçi edhe të krimeve të asaj që shkoi!
Ja këtë dallim arsyetoni dhe kaq duhet!
Por nuk është e lehtë ta bëni!
Pse ne u hedhim në erë varret kurse ata nderojnë arkivolin?
Kaq e thjeshtë është!
Ta mendojnë pak edhe pushtetarët e sotëm dhe ata që do të vinë! Pse në fillim i brohorasin dhe hyjnizojnë dhe në fund i shajnë dhe i përdhosin?
Bën mirë pak reflektim qoftë dhe buzë detit, a majë malit!
Mos e shihni ceremoninë si spektakël !
Por, që të kuptohet duhet të ndryshohen të gjitha tekstet e historisë, letërsisë, filozofisë, sociologjisë, edukatës, të shkollës së mesme, e në vazhdim!