Rama në Kongresin e Arsimit: Të bindim BE që të krijojë mundësi që universitetet tona të hyjnë në sistemin europian

3 Minuta Lexim

Në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, po mbahet Kongresi i Arsimit në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt Integrimit Europian.’

Në fjalën e tij, Rama theksoi se dy element në të cilët duhet të fokusohet Kongresi është arsimi profesional dhe universiteti, ndërsa vëmendje të madhe duhet të marrë njehsimi i diplomës në vendet e BE dhe krijimi i kolegjeve profesionale.

“Këtu do të ketë 2 ditë panele dhe punë me aspektet e veçanta, por dua të ndalem dhe pak tek 2 elementë të tjerë, arsimi profesional dhe universiteti.

Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishëm por të pamjaftueshëm. Ashtu si me universitetin. Por të kthehemi për një moment nga jemi nisur, është dita me natën.

Të gjithë i kujtoni universitetet fantazëm që shisnin diploma, i kujtoni radhët kaotike, merita nuk ishte e gjitha, lidhjet partiake, shoqërore e korruptive përcaktonin shumë. Sot kjo nuk ndodh më, nuk ka shans që fëmija i një deputeti të zërë radhën e një fëmije të një bariu se i gjithë procesi është i dixhitalizuar dhe rëndësi ka rezultati.

Çdo ndërhyrje lë gjurmë dhe nuk ka të tilla. Sot procesi nuk ka asnjë ankesë për padrejtësi. Edhe ai proces ka nevojë për përmirësime, të cilat janë diskutuar dhe ne po i bëjmë hap pas hapi. Ndërkombëtarizimi i të gjithë sistemit tonë universitar është domosdoshmëri.Rhode Island Is the 4th State To Require Asian American History in SchoolsKeep Watching

Shpresojmë që përmes lobimit politik pranë BE dhe KE duke përfituar dhe nga pozicioni i ri që kemi si vend që negocion së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, ta bindim BE që ta përfshijë sistemin universitar të vendeve tona në sistemin europian për t’i krijuar mundësi universiteteve tona të hyjnë në sistemin universitar europian, ku më pas sinergjitë dhe njehsimi i diplomës është shumë i thjeshtë dhe proces i mbështetur financiarisht.

Krijimi i kolegjeve profesionale është objektivë që duhet ta ndjekim e plotësojmë. Dua të rikapitulloj se për ne, dixhitalizimi i vendit dhe i ndërveprimeve në nivelin e sipërmarrjes dhe të marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si një proces themelor për të krijuar kushte për një punësim cilësor dhe të ardhura më të larta është prioritet në arsim”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull