Elon Musk ka dërguar letrën e tretë te Twitter duke u përpjekur që ta ndalojë blerjen e kompanisë në fjalë me vlerë prej 43.3 miliardë eurove.
Ekipi ligjor i Musk citoi pagesën e shkëputjes prej miliona eurove ndaj ish shefit të sigurisë dhe sinjalizuesit Peiter Zatko si shkelje e marrëveshjes së bashkimit të kompanive dhe si një arsye për t’i dhënë fund marrëveshjes.
Letra e datës 9 shtator, iu dërgua shefit ligjor të Twitter, Vihaja Gadde, dhe u përfshi në një dosje të cilën Twitter e bëri me SEC gjatë ditës së premte.
Elon Musk e dërgoi letrën e tij të parë në korrik, duke thënë se Twitter e mashtroi atë në lidhje me numrat e robotëve në platformën e tyre, dhe se kompania nuk do t’i jepte ati qasje në informacionin që atij i nevojitej për t’i bërë përcaktimet e tij.
Nëse Musk lejohet që t’i jap fund marrëveshjes është çështje e gjykatës në Delaware pasi që gjatë muajit korrik Twitter e paditi Musk-un për përpjekjen e largimit nga marrëveshja. Në muajin gusht, Musk paraqiti njoftimin e dytë për dhënien fund të marrëveshjes, raporton The Verge.
Seanca është vendosur që të fillojë me 17 tetor, ndërsa Twitter nuk u përgjigj në kërkesën për koment mbi letrën.