“Babai po përpiqej të më vriste”/ Britney Spears: Shpresoj që prindërit e mi të digjen në ferr!

1 Minuta Lexim

Britney Spears ka folur sërish kundër prindërve të saj, teksa ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo zbuloi se prindërit e saj, Jamie dhe Lynn, e udhëzuan të bënte rezonanca të shumta magentike gjatë kujdestarisë përpara se të dërgohej në “atë vend” – me gjasë duke iu referuar një qendre rehabilitimi.

Spears tha se për herë të parë kishte bërë rezonancë për një kist në gjoks kur ishte më e re, rreth tetë vjeç. Ajo ka thënë se shpreson që prindërit e saj të “digjen në ferr”, duke shprehur gjithë urrejtjen për ta.

“Doja ta besoja këtë sepse ndoshta kishte më shumë kuptim, por asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë jam mirë. Jam gjallë. Gjëja më e vështirë është se [prindërit e mi] thjesht po tregoheshin të këqij dhe ndjeva sikur babai im po përpiqej të më vriste dhe shpresoj që të digjet në ferr. Është e vështirë për mua të pranoj faktin që familja ime ma bëri këtë. Unë do ta them me zë të lartë dhe krenar, lutem që të dy të digjeni në ferr!”- tha Britney.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull