Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i bëri thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën, i akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe i shpallur “non-grata”.
Ndërkohë Balla shtoi se drejtësia po vonon në disa çështje të rëndësishme si “Partizani”, “Gërdeci” dhe çështja e “ÇEZ”.
“E para është që kallëzimet me kompleksin Partizani, aferën e OSSH apo cështje që do ti thoja ndër më të rendesishmet për drejtësinë, duan një përgjigje të shpejtë nga SPAK, dhe që natyrshëm është që nëse ato vonohen parimi i drejtësisë së vonuar dhe mohuar eshtë i njëjtë edhe për këtë rast. Përshendes faktin që prokuroria po punon dhe ti kerkoj shpejtësi me këto cështje, me personat e veshur me pushtet.
Një kerkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berisha i përfshirë në korrupsion në nivele të lartë nga SHBA, bësoj që SPAK I duhet ti japë një përgjigje kësaj cështje, të filloj hetimet dhe shoqëruar me kërkesën e SHBA.
Është e papranueshme që për një shtet partner, strategjik të Shqipërisë, Berisha këtu në Shqipëri nuk shoqërohet me hetime të thella. U deklarua që ka hetime për kompleksin. Ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK”, deklaroi Balla.