Protesta e thirrur nga Meta/ Ambasada e SHBA paralajmëron shtetasit amerikanë: Situata mund të ndryshojë në mënyrë të paparashikueshme

1 Minuta Lexim

Ambasada e SHBA ka paralajmëruar qytetarët e saj të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, për shkak se do të mbahet protesta e Partisë së Lirisë, në zonën e Sharrës në Tiranë.

Në një njoftim për mediat Ambasada ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin pjesë në këtë tubim.

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.

Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull