Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zbardhur disa detaje nga takimi ku ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të enjte.
Tabaku tha se diskutimet ishin “për të bërë transparencë e para e së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet të harrojmë ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”.
Pyetje: A u përmend gjë financimet e Lulzim Bashës?
Jorida Tabaku: Unë besoj se do ketë deklaratë nga ambasada për t’ju informuar.