“Jini vigjilentë për financimet ruse”, Monika Kryemadhi tregon çfarë u diskutua me Yuri Kim

3 Minuta Lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se në takimin e djeshëm të përfaqësuesve të partive politike me ambasadoren amerikane Yuri Kim, u diskutua në lidhje me transparencën e partive politike në lidhje me financimet.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kryemadhi u shpreh se gjatë takimit nuk u përmend emër konkret, qoftë individual apo të një partie politike.                                                                                                                                                                                                                                Sipas Kryemadhit, Kim kërkoi vigjilencë nga partitë politike në lidhje me financimet që mund të vijnë nga Rusia.

“Takimi ishte takim zyrtar, u fol për transparencën financiare, sepse në të ardhmen, edhe në kuadrin e komisionit për reformën zgjedhore, një nga pikat kryesore është financimi i partive politike sidomos sa i përket përdorimit të parave në fushatat elektorale. Çështja e financimeve ruse është bërë emergjente mund ta quaj, për shkak edhe të interferimit në jetën politike shqiptare.

Ajo çka ne shikojmë osot, ne kemi një sistem të instaluar si në Rusi, deri vjet ne kishim një opozitë të kapur që bënte si fasadë. Nuk më vjen mirë që në një investigim në SHBA, nxjerr qeverinë e Shqipërisë apo edhe partitë politike.

Influenca ruse në Shqipëri e ka disntancuar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Emergjenca që kërkoi ambasadorja dje ishte që vigjilenca e partive politike të ishte e jashtëzakonshme. Ambasadorja amerikane ishte shumë e qartë, ishte zyrtare në deklaratën e saj, nuk u përdor asnjë emër individual as parti politike”, theksoi ajo.

Takimi i përfaqësuesve të partive politike me Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, u zhvillua pasi në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në vitin 2017.

Për këtë çështje, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull