YouTube do të shfaqë 5 reklama në vend të 2 para fillimit të një videoje?

3 Minuta Lexim

YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google, aktualisht po teston një veçori që shumë përdoruesve nuk do ta pëlqejnë.

Sipas disa përdoruesve në rrjetet sociale, gjatë muajit shtator, platforma e njohur ka zbatuar në heshtje një format të ri të shfaqjes së reklamave.

Përdoruesit që përdorin versionin falas të shërbimit dhe nuk kanë një abonim në YouTube Premium, në të ardhmen mund të detyrohen të shikojnë pesë reklama përpara se të fillojë videoja e tyre.

Ky lajm bëri jehonë pasi një numër përdoruesish filluan të ankoheshin në Twitter dhe Reddit. Ata theksojnë se u shfaqen pesë reklama në vend të dy, para se të lejohen të shikojnë videon në YouTube sipas dëshirës së tyre.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            Për këtë çështje edhe YouTube ka publikuar një deklaratë zyrtare. Kompania thekson se situata me shfaqjen e pesë reklamave mund të shfaqet për përdoruesit e YouTube, me një format të caktuar reklamash të quajtur “bumper ads”.

Sipas kompanisë, këto reklama janë të shkurtra dhe zakonisht gjashtë sekonda të gjata. Fatkeqësisht, ato nuk mund të anashkalohen.

Aktualisht, jo të gjithë përdoruesve të YouTube Free shfaqen pesë reklama përpara fillimit të një videoje, që do të thotë se kompania po e teston këtë opsion me një grup të zgjedhur njerëzish.

Për momentin, shumica e përdoruesve të YouTube Free shohin dy reklama para fillimit të videos dhe nuk dihet se kur do t’u dorëzohet formati me pesë reklama për të gjithë përdoruesit e platformës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull