Alarmi për uljen e lindjeve/ 14.8 % më pak se tremujori i dytë i vitit të kaluar

3 Minuta Lexim

Lindjet në Shqipëri kanë shënuar rënie të madhe. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kanë ardhur në jetë 5.384 fëmijë, shifër e cila është rreth 14.8 përqind më pak se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në Tiranë me 1.940 lindje, ndërsa ai më i vogël në Gjirokastër, me 121 lindje.

Ekspertët e lidhin tkurrjen e popullsisë me një sërë faktorësh që ndikojnë në rënien e numrit të lindjeve. Ndër kryesoret është edhe pasiguria ekonomikeve e familjeve shqiptare.

‘Shkak që po ndikon në këtë rënie është e lidhur me faktorin ekonomik. Sjellja në jetë e një fëmije, edukimi dhe rritja ka një kosto shumë të lartë ose më të lartë seç ka pasur një dekadë më parë. Sot hezitojnë të sjellin në jetë një fëmijë. Familja shqiptare ka ndryshuar, nëse më parë çiftet e reja kanë pasur pranë familjarët për t´i ndihmuar, tani kjo mbështetje ka ardhur duke u rrudhur. Të mos harrojmë edhe emigrimin e vazhdueshëm i të rinjve është reflektuar në më pak fëmijë të ardhur në jetë.´

Për sociologen Entela Binjaku, politika e ndjekur deri më tani nga qeveria, nuk po jep rezultate në rritjen e lindshmërisë.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 “Detyra kryesore i takon shtetit, të marrë politika më të mira, veçanërisht për të ndihmuar familjet e reja që kanë nevojë siguri në punë, politika sociale, strehim. Ne pamë që edhe bonusi i bebeve nuk reflektoi në shifra pozitive të lindjes së fëmijëve, që do të thotë që duhet të pasohet dhe pasurohet  me elementë të tjerë.”

Ndërkohë INSTAT bën të ditur se numri i vdekjeve për tremujorin e dytë të këtij viti, rezulton 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull