Shkodër/ Vritet me armë zjarri një person.

1 Minuta Lexim

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të diele, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur brenda një lokali, ku 2 persona të maskuar kanë hyrë dhe kanë ekzekutuar shtetasin Erjon Xhenjo.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull