Abazoviç: Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus dhe kinez

1 Minuta Lexim

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Podgoricës, dhe se presidenti amerikan Joe Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus dhe kinez.

Në një intervistë për The Pavlovic Today, Abazoviç u shpreh se korrupsioni është një gjenerues i nacionalizmit.

“Mesazhi im për Biden është i thjeshtë. Presidenti Biden duhet të përdorë urdhra ekzekutivë për të sanksionuar njerëzit e përfshirë në korrupsionin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për presidentin Biden për të shpëtuar Ballkanin Perëndimor,” tha Abazoviç.

Sipas tij, nëse rajoni shkon në drejtim të nacionalizmit dhe konfliktit, do të bëhet një objektiv i lehtë për ndikimin e huaj.

“Pavarësisht nëse është ndikimi rus apo kinez, nëse Biden mendon se ndikimi i huaj duhet të parandalohet, ai duhet të sanksionojë njerëzit. Kjo do të mjaftonte për të ndaluar aktorët politikë që udhëheqin Malin e Zi dhe rajonin në atë rrugë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull