Manush Thanasi
Viti 1981….Dhjete dite para ndeshjes me Irlanden e Veriut i kam shkuar ne shtepi kerij lojtari per te konkluduar ne se mund t’ja dilte te luante me kaviljen e demtuar.
Nje kuzhine mikroskopike te asaj kohe , sic i kishte cdo shqiptar,ishte pershtatur per dhome gjumi per Agostinin dhe te vellain Andrea.Dollapi i rrobave e bente te pamjaftueshme vendosjen e dy krevateve , prandaj kishin gjetur si zgjidhje praktike ,dy krevate marinari……Per fatin e tij te mire Agostini mund t’ja dilte.
Ne festen qe organizon ne stadium mbas deshjes, presidenti i ekipit kundershtar , i cili dhe ishte kryelordi i Belfastit i thote asistentit te tij , me ke mund te komunikoj ?
Ai i thote …. me doktorin se vetem ai flet anglisht. Lordi i afrohet Koços ( sigurimsit te ekipit ) i cili me barkun dhe koken e madhe e gjyslyket si byth kavanozi , te krijonte idene qe ishte mjeku i ekipit.
Jo i thote asistenti , eshte ky me tuta. Lordi afrohet dhe me thote duke treguar me gisht Agostinin…..Per ate djalin atje dhe kater lojtare qe i kam shenuar me numra, jam gati ti paguaj duke i peshuar me paund,sterlina. Ju lutem ja spjegoni trainerit tuaj qe te hy ne bisedime qe tani per kartonin e tyre. Prof.Veri nuhati qe kishte diçka dhe u afrua vete.
Vero i them une,lordi kerkon te bisedoje me ty per kartonin e pese çunave tone. Prof.Veri u skuq per momentin dhe nuk i kthen pergjigje atij ,por me drejtohet mua…..kujt i thojshim karton ky mer jahu. Ku kina no kartona. Atehere une i drejtohem perseri Lordit te Belfastit…. Zoti president , traineri ju spjegon qe me ligjet qe kemi ne , ndalohet shitja dhe blerja e lojtareve. Ai ju falenderon per vleresimin qe i behet lojtareve te tij.
Sapo u ndame nga presidenti memoria me çoi ne Tirane pikerisht te ajo dhome e sajuar me krevate marinari ,ku flinte lojtari i madh dhe qe do te peshohej me sterlina.
Eeeeee ne sport ashtu si dhe ne jete duhet dhe fat….
Ai qe fati atij me sportista legjende.