Jo vetëm pedagogët: Studentët kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria, 100 euro në muaj

1 Minuta Lexim

Në prag të nisjes së vitit të ri Akademik, studentët kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria, duke i kërkuar ministres së Arsimit Evis Kushi dhe kryeministrit Rama një mbështetje financiare mujore, 100 euro për çdo student.

Studentët kanë hapur një peticion online në portalin “Studentët Denoncojnë” për të mbledhur firmat. Deri më tani janë mbledhur më shumë se 6000 firma.

Ndërsa në kërkesës zyrtare që student i kanë çuar kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit, Evis Kushi, shkruajnë se kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshme për të krijuar një buxhet të posaçëm për studentët, pasi kosorja e jetesës është shtrenjtuar tej mase, me qiratë që kanë shkuar minimalisht 300 euro.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull