Dr Endrit Shabani
Cdo muaj miliona shqiptare, perfshi pensionistet dhe ata qe jetojne me ndihme ekonomike, paguajne nga 1 mije leke per familje si takse per Radio Televizionin Shqiptar.
Dhe blejme me keto para nje nivel bisede qe nuk e gjen as tek cepi i lagjes.
Ne kapitalizmin neoliberal, ku fitimi orienton gjithe aktivitetin shoqeror, konkurenca behet vetem per vemendjen e njerezve.
Dhe ne kohen e rrjeteve sociale vemendjen e terheq ai qe skandalizon me shume. Per pasoje sa me i cmendur te jesh apo te sillesh, aq me shume vemendje terheq.
Kete vemendje pastaj, individet e shesin tek kompanite qe duan te bejne reklama. Me pak fjale, individet popullor qe nuk shesin asgje, ne fakt shesin vemendjen e audiences se tyre.
Media private duke qene e orientuar ndaj fitimit ia shet hapesiren e vet bizneseve per reklama. Prandaj eshte e interesuar te promovoje gjithefaresoj personazhi qe sherben si ‘karem’ per te sjelle publikun tek platforma e vet.
Po RTSH-ja qe nuk eshte biznes, cfare dreqin kerkon?
Dhjetra milion Euro qe ne i japim cdo muaj duhet te mjaftonin per t’i hequr nevojen per klilkime dhe reklama. Keto para duhet te mjaftonin qe, ndryshe nga mediat private, RTSH-ja te kujdesej per edukimin e te rinjve, dhe jo te gjemonte ‘buzat’ apo ‘bespremet’
Por, mesa duket nuk qenka e thene.
Edhe pse te cliruar nga presioni per reklama, shume gazetare e kane humbur busullen, dhe i kane kthyer klikimet ne indikatore te vleres se tyre. Dhe e masin suksesin profesional me numer shikimesh, duke harruar pushtetin qe kane dhe pergjegjesine qe duhet te marrin ne kete shoqeri.
Mesa duket qenka e veshtire te kemi gazetare qe nuk e zene ethet e ‘megalluksit’ apo media qe nuk vuajne nga virusi i ’44 sakrificave’?!