Rockstar me mesazh pas rrjedhjes së fotografive dhe videove të GTA 6

2 Minuta Lexim

Kompania e lojërave Rockstar, sot gjatë ditës ka dalur me një mesazh në lidhje me rrjedhjet e fotografive dhe videove të lojës së tyre të radhës, GTA 6.

Sipas Rockstar ata së fundmi kishin një ndërhyrje në rrjetin e tyre nga e cila palët e treta në mënyrë ilegale u qasën dhe shkarkuan informata konfidenciale nga sistemi tyre.

“Së fundmi kishim një ndërhyrje në rrjet nga e cila palët e treta në mënyrë ilegale u qasën dhe shkarkuan informata konfidenciale nga sistemet tona, duke përfshirë këtu edhe pamje nga zhvillimi i hershëm i lojës së ardhshme të Grand Theft Auto. Momentalisht ne nuk parashikojmë ndonjë ndërprerje të shërbimeve të lojërave tona ose ndonjë efekt afatgjatë në zhvillimin e projekteve tona”, shkruhej në mesazhin e Rockstar të cilin ata e shpërndanë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Ne jemi tejet të zhgënjyer me mënyrën e shpërndarjes së detajeve të lojës së ardhshme. Puna jonë në lojën e ardhshme të Grand Theft Auto do të vazhdojë ashtu siç e kemi planifikuar dhe ne mbetemi të përkushtuar si gjithnjë për të iu dhënë juve, lojtarëve tanë, përvojën e duhur e cila i tejkalon pritshmëritë e juaja”, vazhdonte mesazhi nga ana e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull