“Skenar i tmerrshëm”, gazetari boshnjak paralajëmron për shkuarjen e Dodikut te Putini

1 Minuta Lexim

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanović, ka treguar se lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodiik, është në Moskë dhe do të takohet me Putinin.

 

Ai e ka paralajmëruar një “skenar të tmerrshëm”.

“Secesionisti serb i Bosnjës Dodik pritet të takohet me Putinin në orët e ardhshme. Ai është tashmë në Moskë dhe ka të ngjarë të kërkojë qartësi në lidhje me qëllimet e Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu ai ka thënë se “nëse Moska vë veton ndaj mandatit në Kosovë të OKB-së, NATO zëvendëson EUFOR-in; një skenar makthi për Dodikun”, ka paralajmëruar ai.

Dodik njihet si aleatat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Madje ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull