Kullat te Teatri Kombëtar, Rama për “Der Spiegel”: Janë vetëm shtatë ndërtesa të larta, disa pretendojnë se janë paratë e drogës, por pronarët kanë marrë kredi

3 Minuta Lexim

Në një intervistë për “Der Spiegel” kryeministri Edi Rama tha se pronarët e 7 ndërtesave që do të ngrihen pas Teatrit Kombëtar janë biznesmenë të njohur, ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri

DER SPIEGEL: Shqipëria ka tetë vjet që pret negociatat e anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut 17 vjet. Bisedimet e para më në fund u zhvilluan në korrik. Sa do të zgjasë durimi juaj?

Edi Rama: Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, durimi ynë nuk ka fund. Ne duam të jemi atje. Ne jemi evropianë. Jeta jonë politike mund të jetë e polarizuar sot, shpesh nuk mund të biem dakord as për kohën. Por, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka konsensus absolut.

DER SPIEGEL: Për çfarë po flisni saktësisht?

Edi Rama: Së fundmi në ”Guardian” u botua një artikull për ndërtimin e shumë pallateve të larta në qendër të Tiranës, ku pretendohej se projekti i ndërtimit është pastrim parash dhe se këto pallate të larta do të qëndrojnë bosh. E gjithë kjo është e gabuar.

DER SPIEGEL: A nuk është e saktë që teatri i vjetër kombëtar në qendër u shkatërrua me një operacion për të ndërtuar këto godina të reja? Dhe, a nuk mund të thuhej se procedurat e prishjes dhe ndërtimit nuk ishin shumë transparente?

Edi Rama: Jo! Po ndërtohet një i ri ku u shemb teatri i vjetër. Dhe bëhet fjalë vetëm për shtatë ndërtesa të larta. Pronarët e ardhshëm janë të gjithë biznesmenë të njohur. Ata janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. Blerjet dhe shitjet përpunohen përmes bankave. Disa tani pretendojnë se janë paratë e drogës. E vërteta është se këta persona kanë marrë kredi nga bankat për financim, verifikohen të gjitha transaksionet e shitblerjes. Deklarata jonë ndoshta nuk përshtatet në trendin e artikullit.

DER SPIEGEL: Për ndërtimin e portit në qytetin bregdetar jugor të Durrësit, ju keni fituar emirin e Abu Dabit si ndërmjetës për investitorët arabë. Çfarë prisni nga kjo?

Edi Rama: Ky projekt fantastik do ta sjellë turizmin tonë në Shqipëri në majat e botës. Porti i vjetër i qytetit kthehet në një port turistik. Për vite me radhë ne kërkonim një investitor të gatshëm për të investuar dy miliardë euro, por nuk mund të gjenim një. Mohammed bin Zayed e mbështet projektin me bujari dhe ka gjetur sponsorët.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull