Kërkonin lirinë ditën e sotme, Apeli lë në burg rusët dhe ukrainasin e akuzuar për spiunazh

1 Minuta Lexim

Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit.

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh.

Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.

Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull